Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

Aktualitet

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup.

Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.


“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

ME TE LEXUARAT