Zjarri në Kardhiq rrezikoi banesat, dëme të shumta materiale
Në fshatin Kardhiq është raportuar një zjarr në një parcelë me barëra të thata, i cili paraqiste rrezik për banesat pranë.
Zjarri është raportuar rreth orës 14:35 dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikëse me dy grupe shpëtimi, të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Era e fortë në zonë e favorizonte përhapjen e zjarrit, por falë reagimit të shpejtë situata është vendosur nën kontroll.
Nga zjarri janë djegur rreth 3 stremë me barëra të thata, ndërsa nuk janë raportuar dëme të tjera materiale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.