Lezha nën ujë pas reshjeve të dendura/ Përmbyten lagjet, banorët: Problem i përsëritur prej vitesh
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 20:22
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës, duke përmbytur disa zona urbane dhe vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Problemet më të mëdha janë regjistruar në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku uji ka dalë në sipërfaqe për shkak të mbingarkesës së kanalizimeve dhe është grumbulluar në bllokun e banimit “11 Janari”.
Banorët thonë se situata përsëritet prej vitesh, ndërsa nga bashkia bëhet e ditur se po kryhen ndërhyrje për disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza. Pas ndalimit të reshjeve, situata është përmirësuar dhe qarkullimi është normalizuar.


