Lushnjë, Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në hyrje të rrethrrotullimit, i lënduari dërgohet në spital

Aktualitet

Lushnjë, Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë

Tjetër aksident shënohet  në Lushnje në hyrjen veriore në rrethrrotullimin e shinave të trenit.

Një mjet tip Ford ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila e ka transportuar të riun rreth të 25-tave në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë së qarkullimit të ndodhur në vendngjarje i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa efektivët e qarkullimit po dokumentojnë ngjarjen dhe po kryejnë procedurat e rastit.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i biçikletës i ka dalë para në momentin që mjeti dilte nga rrethrrotullimi dhe ka ndodhur përplasja. Fatmirësisht shpejtësia e mjetit ka qenë e ulët dhe personi rreth të 25 vjetëve është dëmtuar lehtë pa pasoja për jetën.

 

ME TE LEXUARAT