Mashtrim përmes Call Center-ave, 8 vite burg për Jusel Mici dhe 7.4 për Mendim Domi
Mendim Domi dhe dosjen e ka dërguar në Gjykatë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, vendosi 8 vite burg për Jusel Micin dhe 7 vite e 4 muaj burg për Mendim Dom.
Mici akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, mashtrimit kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.
Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.
Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.
Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.
Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.
Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre.
Vendimi i Gjykatës sot:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Po ashtu u vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
Pasurisë me sipërfaqe 62m², e llojit apartament në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;
Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament në pronësi të Jusel F. Mici dhe A.K.M.
Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe A.A.J;
Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;
Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are në pronësi të Jusel F. Mici dhe subjektit Euro Aditiv.
Llogaria personale bankare, në emër të Mendim Sh. Domit, në shumën 195,763.24 euro.
Llogaria personale bankare në emër të Mendim Sh. Domi e cila ka 417,454.64 lekë.
Llogaria rrjedhëse, llogari biznes plus në emër të Mendim Domi person fizik, në shumën 528,719.00 lekë.
Duke kthyer pjesën takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A. J.
Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.
Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.