Ndërtimi pa leje i “Copacabana”/ Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit të Sarandës dhe një inspektor policie, “arrest shtëpie” për ...

Aktualitet

Ndërtimi pa leje i “Copacabana”/ Gjykata lë në burg

Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth 7 orë, Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për katër drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, të arrestuar më herët nga AMP nën dyshimet për korrupsion dhe lejim ndërtimesh pa leje.

Prokuroria, e përfaqësuar nga prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kërkoi “arrest me burg” për 45 ditë për Gëzim Bashllarin dhe Robert Cullajn, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u kërkua masa “arrest në shtëpi”, me argumentin se gjatë kësaj periudhe do të sigurohen prova shtesë.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kundërshtuan akuzat, duke i cilësuar arrestimet të pabazuara në prova dhe kërkuan lirimin e tyre, ndërsa të pandehurit mohuan akuzat duke deklaruar se kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Në përfundim, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi “arrest me burg” për 30 ditë për Gëzim Bashllarin dhe Robert Cullajn, ndërsa për dy zyrtarët e tjerë u caktua masa “arrest në shtëpi”.

Sipas hetimeve, katër drejtuesit e policisë dyshohen se kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtimin e beach bar-it “Copacabana” në Sarandë, si edhe objekteve të tjera pa leje në zonë.

ME TE LEXUARAT