U kapën me mbi 120 mijë euro të fshehura në automjet, ndalohen 4 rumunë në Kosovë

Kosovë&Rajon

U kapën me mbi 120 mijë euro të fshehura në automjet,

Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash pasi katër shtetas rumunë tentuan të hynin në Kosovë pa i deklaruar ato.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026, kur një automjet tip BMW me targa të huaja, me drejtues Ioan Budurlean dhe tre pasagjerë të tjerë, është ndaluar fillimisht për kontroll rutinë. Pasi kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar, automjeti është dërguar për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit të dytë, në pjesë të ndryshme të makinës janë zbuluar para të fshehura në mënyrë të kamufluar, të cilat janë identifikuar me ndihmën e pajisjeve të posaçme të kontrollit.

Autoritetet kanë sekuestruar gjithsej 122,600 euro dhe 4,187 lei rumune. Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka iniciuar procedurën për “kundërvajtje doganore”.

Paratë janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme, ndërsa katër shtetasit rumunë po intervistohen dhe pritet vendimi për hapat e ardhshëm ligjorë ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT