Aksident i rëndë në autostradën Lushnje–Fier/ Motoçikleta përplaset me makinën, 28-vjeçari në gjendje kritike

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje–Fier/

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motoçikletës, një 28-vjeçar me inicialet A.T., ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike dhe po i nënshtrohet trajtimit intensiv.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në segmentin e aksidentuar.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se përplasja ka ndodhur pasi automjeti ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta me targa të huaja po qarkullonte në drejtim të Fierit. Megjithatë, shkaqet e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen pas ekspertizës së policisë.

Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT