Plagosi shqiptarin në sy, arrestohet 27-vjeçari në Greqi! Sekuestrohen 9 thika

Aktualitet

Plagosi shqiptarin në sy, arrestohet 27-vjeçari në Greqi!

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 27-vjeçar për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, posedim të armëve dhe drogës. Arrestimi i tij u krye në Volos ku pas një debati ai ka qëlluar në sy me pistoletë një bashkëmoshatar shqiptar.

Autori u lokalizua gjatë orëve të mesnatës së djeshme në Volos, i cili udhëtonte me një makinë private. Më pas u krye një kontroll dhe brenda automjetit ku u gjet një kartëmonedhë 50 euro e falsifikuar, e cila u sekuestrua.

Pas një kontrolli në shtëpinë e autorit u gjetën dhe u sekuestruan 9 thika dhe tre pako najloni me sasi kanabisi të papërpunuar, në total 5.14 gramë. Personi i arrestuar pritet të çohet në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Volosit, ndërsa po vijojnë hetimet paraprake.

ME TE LEXUARAT