Policia e Tiranës godet veprimtaritë kriminale, arrestohen 34 persona dhe sekuestrohen mjete të paligjshme

Në një aksion të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, janë arrestuar 34 persona për veprime të ndryshme kriminale, përfshirë dhunën, posedimin e armëve të paligjshme dhe mashtrime financiare.
Ndërkohë, janë sekuestruar mjete të ndryshme, përfshirë armë zjarri dhe substanca narkotike. Operacioni është realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe nga komisariate të tjera të qytetit, ku janë zbardhur dhe dokumentuar disa raste të dhunës fizike dhe veprimtarive të paligjshme.
Shtetasit e arrestuar përballen me akuza të ndryshme, duke përfshirë dhunën familjare, posedimin e armëve pa leje, si dhe veprimtari të paligjshme në fushën e bixhozit dhe krimeve të tjera. Përveç arrestimeve, janë shpallur në kërkim disa shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete të ngjashme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Q., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin N. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
Në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit, kapën dhe ekzekutuan vendimin për shtetasin A. Dh., 25 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg;
Arrestuan shtetasin A. L., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
Arrestuan shtetasin B. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset F. P. dhe D. D., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën;
Shpallën në kërkim shtetasin M. Gj., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike të dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D. dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
E. P. dhe K. G., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. P.;
F. Z., pasi për motive të dobëta është konfliktuar me kunatën e tij;
M. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin G. D.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
M. L., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin pa leje është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. L. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. L. dhe pasagjeri i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
K. K., 45 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


