Policia konfirmon: 78-vjeçari në Bulgarec, Korçë është vrarë

Aktualitet

Policia konfirmon: 78-vjeçari në Bulgarec, Korçë

Policia njoftoi se i moshuari 78-vjeçar, i gjetur më 2 prill i pajetë në banesën e tij në Bulgarec të Korçës, është vrarë.

Ai ishte goditur në kokë me sende të forta, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima, i divorcuar dhe që jetonte vetëm prej 25 vitesh, kishte katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit.

Autoritetet po shqyrtojnë dy pista kryesore: vrasje gjatë një konflikti ose tentative grabitjeje dhe motivet e tjera.

Për të zbardhur ngjarjen, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi dhe janë marrë deklarimet e familjarëve dhe fqinjëve.

Një fqinj i të moshuarit tha se familja ishte shumë e respektuar në komunitet dhe nuk kishte konflikte të njohura më parë, duke shprehur tronditjen e tij për ngjarjen.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit.

ME TE LEXUARAT