Durrës/ Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, dyshohet se shoferja 24-vjeçare humbi kontrollin

DURRËS - Një automjet me drejtuese një 24-vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal rreth orës 17:15 të ditës së sotme, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”. Shkak dyshohet humbja e kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares.
E reja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


