“Qëllova për të neutralizuar situatën”- Lihet në burg polici që u përfshi në përplasjen me armë në Rrilë të Lezhës

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë mbrëmjen e së dielës në berberhanë në fshatin Rrile të Lezhës.
Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ai iu ka qëndruar deklarimeve se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, duke qenë se kishte parë personat e armatosur.
Por pavarësisht pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Si ndodhi përplasja me armë në Lezhë?
Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e 1 Shkurtit në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Sokol Daci, pronari i berberhanes.
Mësohet se personat e shpallur në kërkim janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Ky i fundit është nipi i ish-deputetit Ndoka.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ishte shënjeshtra e atentatit.
Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin.
Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka dhe pas kësaj, janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.
Ndërkohë, Polici që shoqëronte Merando Nikulajn, Besart Kovaçi se është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".
Shënjestra e vërtetë e atentatit nuk ishte pronari i berberhanes i cili u plagos me 5 plumba në trup, por ishin dy djem nga fisi Nikulaj. Përveç nipit të Ardian Nikulajt që mbeti i plagosur, dyshohet se aty ka qenë dhe vetë djali biznezmenit të vrarë 3 vite më parë.
Plani i autorëve për vrasje dështoi pasi në berberhane ndodhej oficeri Kovaçi civil, i cili iu kundërpërgjigj me armë.
Shkaqet e ngjarjes dyshohet një konflikt midis të rinjve të fisit Nikulaj dhe Ndoka të ndodhur në 9 mars 2025 në Shëngjin. Ngjarja e cila asokohe nuk u hetua siç duhet nga policia, e cila zyrtarisht deklaroi se ishte aksident rrugor.


