Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, humb jetën punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2026, 10:39
Aktualitet

Një punonjës i OSHEE ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punes, duke pësuar dëmtime fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.


