Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Aktualitet

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë.

Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje, e cila zgjati vetëm 30 minuta.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime në përbërjen e Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, Belinda Balluku la detyrat e saj në dy funksione, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, post që e mbante që nga janari i vitit 2019, për tre mandate radhazi.

ME TE LEXUARAT