Erdhi në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët, gjermani gjendet i vdekur në Fier, ja çfarë dyshon policia

Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marë me qera në lagjen “ Kongresi i Përmetit” në Fier.
Sipas burimeve paraprake policore i moshuari rreth 80 vjeç prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët , të cilët të alarmuar kané njoftuar policinë.
Shterasi Detlef Fertig , ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar por ka humbur jetén. Nga kqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç, ka mendohet që vdekja mund të ketë qënë natyrale.
Njoftimi paraprak i policisë
"Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit"


