Ranë në kontakt me lëndë plasëse/ Plagosen rëndë dy persona në Përmet, dyshohet për bombë
Lajmifundit
/
3 Qershor 2026, 13:42
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grabovë të Përmetit. Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dyshohet se kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse, e cila dyshohet se ishte bombë.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa priten ti nënshtrohen ndërhyrjes së specializuar mjeksore.
Një prej të plagosurve është Ervis Bregu, i cili ka mbetur i gjymtuar dhe paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, personi tjetër i lënduar, ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës


