Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar i mirë!
Lajmifundit
/
23 Prill 2026, 13:23
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan “Lamtumirë shqiptar i mirë”.
“LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË! Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Edi Rama.
Siç thotë familja, akademiku ka ndërruar jetë sot dhe po sot është varrosur vetëm me prani të familjarëve të tij.
Më dëshirën e të ndjerit, familja thekson se nuk do të organizojë ceremoni pritjeje dhe as do të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara nga institucionet.



