Rinas, shtetësja belge ndalohet me drogë në kufi në tentativë për t’u larguar
Një shtetase belge është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si amfetaminë, ndërsa tentonte të largohej nga territori shqiptar.
Operacioni u krye nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si pjesë e kontrolleve të shtuara për goditjen e trafikut të paligjshëm në pikat kufitare.
25-vjeçarja me inicialet K. D. u ndalua pas kontrolleve rutinë dhe iu sekuestrua droga që mbante me vete. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa ndaj saj pritet të merren masat përkatëse ligjore.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi sasinë e saktë të drogës apo destinacionin final, ndërkohë që hetimet vijojnë.