Alarm në aksin Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet te “Arrat e Gurrës”! Qarkullimi vetëm me një korsi

Aktualitet

Alarm në aksin Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet te “Arrat e

Dëmtohet një tjetër aks rrugor në vend, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve.

Një situatë shqetësuese është konstatuar në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, ku çarjet e vjetra dhe ato të reja të shfaqura në trupin e rrugës janë thelluar ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përdoruesit e këtij segmenti të rëndësishëm kombëtar.

Aktualisht do aplikohet qarkullimi i mjeteve me një korsi dhe kalim të alternuar.

Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa paraprake emergjente për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në fazën e dytë të ndërhyrjes do të realizohet një korsi provizore në të majtë të trupit të rrugës, me qëllim rikthimin e qarkullimit në dy sense dhe lehtësimin e trafikut.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe respektim të sinjalistikës rrugore, duke theksuar se kufizimet janë të përkohshme, por të domosdoshme për garantimin e sigurisë rrugore në këtë aks të rëndësishëm që lidh Lindjen me Juglindjen e vendit.

Në koordinim me Policia e Shtetit, duke nisur nga dita e sotme:

-Do të aplikohet kufizim i lëvizjes me një korsi në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja;

-Do të vendoset semafor për disiplinimin e trafikut, me kalim të alternuar të mjeteve.

Këto masa janë vlerësuar si të domosdoshme për të shmangur çdo incident në një segment që për shkak të dëmtimeve të terrenit paraqet rrezik të shtuar.

 

 

ME TE LEXUARAT