‘Vjen për ditëlindje e largohet’/ Loredana: Mozzik ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s’e ka takuar vajzën

Loredana ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin, reperin Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit.
Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën.
Ajo mohoi pretendimet se nuk e lejon Mozzikun ta takonte vajzën:
“Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë ‘s’ke me taku çikën’ ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet.
Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai. Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim.
Vjen për ditëlindje, 100 foto e ‘Urime zemra ime’ dhe largohet. Ka ndodh 100 herë ka pasur koncerte këtu dhe s’e ka kaluar rrugën për të ardhur”.


