Jim Curtis zbulon sekretin e lidhjes së tij me Jennifer Aniston

Showbiz

Jim Curtis zbulon sekretin e lidhjes së tij me Jennifer Aniston

Jim Curtis ka folur hapur për mënyrën si menaxhon marrëdhënien me të dashurën e tij, Jennifer Aniston, duke theksuar se “riparimi” i konflikteve është çelësi i një lidhjeje të qëndrueshme.

Gjatë podcast-it Ced with Intention, të publikuar më 12 shkurt, eksperti i shëndetit dhe mirëqenies u shpreh se marrëdhëniet ndërpersonale janë arsyeja kryesore e ekzistencës sonë.

“E vetmja arsye pse jemi në këtë tokë janë marrëdhëniet. Riparimi është pjesë e saj,” tha ai.

Curtis, i cili u lidh për herë të parë publikisht me aktoren e Friends në korrik 2025, tregoi se ai dhe partnerja e tij kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi dhe, si çdo çift, përballen me momente tensioni.

“Mund të rrimë të heshtur, të zemëruar, të largohemi nga shtëpia… ose mund të themi ‘kjo ndodhi, më fal’ dhe ta riparojmë situatën,” u shpreh ai.

Sipas Curtis, çelësi është që të dy partnerët të jenë emocionalisht të hapur dhe të gatshëm të punojnë mbi veten.

“Nuk mund të të rregulloj unë ty, as ti mua. Por duhet të jemi dakord si do t’i trajtojmë situatat,” tha ai.

Thashethemet për romancën mes Curtis dhe Aniston nisën në korrik 2025, kur ata u panë së bashku në Mallorca, Spanjë.

Çifti e zyrtarizoi lidhjen në Instagram në nëntor, me një postim romantik nga aktorja për ditëlindjen e tij.

Sipas burimeve pranë çiftit, aktorja ndihet “shumë e lumtur dhe e qetë” në këtë marrëdhënie, e cilësuar si “më e pjekura” që ka pasur ndonjëherë.

 

 

ME TE LEXUARAT