Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e policisë rrugore në Elbasan, nis hetimi nga AMP
Një incident ka ndodhur sot në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar një shefin e qarkullimit rrugor në qytet, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës.
Sipas medias, gardisti Mateo Ademi 25 vjeç, i cili është shofer i prokurorit të SPAK Alfred Shehu, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve.
Bëhet fjalë për një gjobë, që gardisti Mateo Ademi kishte në Elbasan kur udhëtonte me makinën e tij private.
Sot, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, gardisti ndaloi para shefit të qarkullimit rrugor Elbasan dhe e kërcënoi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po heton në gjendje të lirë gardistin.
Mateo Ademi është bërë pjesë e Gardës së Republikës dy vite më parë./report tv