Skandali që 'shkriu' gjithë Komisariatin e Policisë/ Lamallari e Hita zbarkojnë në Sarandë! Ministri: Bëni detyrën me nder ose ...

Aktualitet

Skandali që 'shkriu' gjithë Komisariatin e Policisë/

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita dhe drejtues të tjerë kanë mbërritur në Sarandë pas skandalit të raportuar në beach bar-in “CopaCabana”, i cili dyshohet se funksiononte pa leje dhe çoi në shkarkimin e drejtuesve të policisë së qytetit.

Gjatë vizitës, ministri ka kërkuar hetim të thelluar të rastit dhe verifikim të të gjitha përgjegjësive, si në nivelin e punonjësve të terrenit ashtu edhe të strukturave drejtuese. Ai theksoi se çdo shkelje e ligjit dhe çdo tolerim i paligjshmërisë nuk do të pranohet.

“Detyra duhet të bëhet me nder, përndryshe do të ketë pasoja. Nuk mund të tolerohet paligjshmëria në asnjë formë, veçanërisht në zonat turistike,” është shprehur Lamallari, duke kërkuar rritje të përgjegjshmërisë nga uniformat blu.

Ai shtoi se vëmendja do të jetë e shtuar ndaj ndërtimeve pa leje, sigurisë publike dhe çdo sjelljeje që cenon rendin dhe imazhin e zonave bregdetare, ndërsa paralajmëroi masa të mëtejshme ndaj kujtdo që nuk zbaton ligjin.

Saranda dhe gjithë bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare. Nëse dikush mendon që interesat publike mund të rreshtohen në kufijtë e vetjakes, e ka shumë gabim. Reagimi i shpejtë i policisë, strukturave të mbikëqyrjes ishte mesazhi i parë për javën për të treguar që nuk mund të jetë një lojë dhe ne të presim sa të ndërtohet betoni 7 kate. Kjo kërkon një hetim të thelluar, përveç përgjegjësisë direkte të atyre punonjësve që kanë përgjegjësi apo kanë flirtuar me paligjshmërinë, kjo vlen për çdo cep të bregdetit shqiptar. Mesazhi është shumë i qartë, ka dy rrugë për dikë që ka për detyrë të zbatojë ligjin: të bëjë detyrën me nder, por çdokush tjetër që mendon se mund ta bëjë diçka të tillë, llogaritë t’i bëjë vetë. Përveç ndërtimeve pa leje, ka një tjetër gjë: siguria dhe perceptimi i saj nga qytetarët. Do të ishte e papranueshme një xhirim gomash, jo më armëmbajtje pa leje. Punonjësit me uniformë të mos mbyllin sytë, por t’i tregojnë vendin çdokujt. Kjo është arsyeja pse kolegët tuaj sot nuk janë në tavolinë, por po përballen me drejtësinë”, tha Lamallari.

ME TE LEXUARAT