'Skema piramidale’/ Mbërrijnë në Gjykatën e Fierit 6 të arrestuarit
Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit , të rënë në pranga nga blutë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.
Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë. Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “ Skema mashtruese piramidale” dhe “ Mashtrim Kompjuterik”.
Operacioni u shtri në disa qytete té vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier. Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim , pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.