Tentoi t'i fusë celular bashkëshortit në burgun e Rrogozhinës, e pëson shtetasja gjatë kontrollit

Aktualitet

Tentoi t'i fusë celular bashkëshortit në burgun e

Në burgun e Rrogozhinës është goditur një tentativë për futjen e një telefoni celular në ambientet e brendshme të burgut.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit ndaj familjarëve që hynin për takim, është evidentuar rasti ndaj shtetases B. D., e cila kishte ardhur për të takuar bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D. Gjatë kontrollit fizik, brenda një fashoje të vendosur në pjesën e pulpës së këmbës, u gjet i fshehur një telefon celular “Samsung Smart” me ngjyrë të zezë.

Menjëherë pas zbulimit të sendit të ndaluar, takimi u pezullua, telefoni u sekuestrua dhe u mbajt procesverbal për ngjarjen. Për rastin u njoftuan drejtuesit e institucionit dhe u përfshi edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për vijimin e hetimeve.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë edhe kontrolle në ambientet ku është i akomoduar i dënuari.

ME TE LEXUARAT