EMRI/ Iu vendos eksploziv në makinë, kush është 57-vjeçari me precedent penal për tentativë vrasje!

Aktualitet

EMRI/ Iu vendos eksploziv në makinë, kush është

Personi në foto është Mirash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e së enjtes.

57 vjeçari, person me precedent penal, i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Sipas burimeve policore, Gjikola ishte zhvendosur prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në Shëndëlli, pranë Konispolit.

Eksplozivi ishte vendosur në automjetin e tij dhe dyshohet se ishte i destinuar për t’u shpërthyer, por ngjarja u parandalua pasi vetë drejtuesi i mjetit e konstatoi gjatë lëvizjes dhe njoftoi menjëherë policinë.

Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policie, ekspertë të krimeve të rënda dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s, të cilët bënë çaktivizimin e lëndës shpërthyese.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i cili dyshohet si person i përfshirë në vendosjen e eksplozivit. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivit të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e hakmarrjes apo konfliktit të mëparshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale të 57-vjeçarit, ndërsa masa e sigurisë në zonë mbetet e shtuar.

 

ME TE LEXUARAT