Video/ Sherr i dhunshëm në Lungomaren e Vlorës, disa të rinj të përfshirë

Aktualitet

Video/ Sherr i dhunshëm në Lungomaren e Vlorës, disa të rinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa disa persona janë përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Nga pamjet e shpërndara në rrjet, shihet se disa të rinj dhunojnë njëri-tjetrin, ndërsa dy prej tyre rrëzohen në tokë. Një tjetër, me një mjet pune në dorë, tenton të ndërhyjë, por bie në gjunjë sapo afrohet.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga përplasja. Pak orë më parë, një tjetër incident i ngjashëm u regjistrua në Berat, ku një punonjës i policisë bashkiake u pa teksa ishte përfshirë në një sherr me një qytetar.

ME TE LEXUARAT