Vodhën 7 mijë euro bizhuteri në pak sekonda! Si ndodhi grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët me kallash thyen vitrinën dhe ...

Aktualitet

Vodhën 7 mijë euro bizhuteri në pak sekonda! Si ndodhi grabitja

Një grabitje e shpejtë është regjistruar në një argjendari në Kamëz, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë vepruar brenda vetëm një minute dhe janë larguar me motor.

Sipas raportimeve, autorët kanë thyer me çekiç dhe armë zjarri xhamat e vitrinës së argjendarisë “Roy”, duke marrë bizhuteri me vlerë rreth 7 mijë euro.

Pas ngjarjes, Policia ka arritur të ndjekë lëvizjet e tyre përmes kamerave të sigurisë, duke i gjurmuar deri në afërsi të zonës së Zall Herrit.

Autorët kanë vepruar me skafandra në kokë gjatë gjithë kohës, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre.

Në lidhje me rastin është marrë në pyetje edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit në momentin e hyrjes së grabitësve dhe nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ta.

ME TE LEXUARAT