Presidenti Trump paralajmëron se së shpejti qeveria do të publikojë dosjet e UFO-ve

Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij do të publikojë së shpejti informacione nga dosjet qeveritare mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), duke rihapur debatet për këtë temë që prej vitesh ngjall interes të madh publik.
Sipas deklaratave të tij, agjencitë amerikane janë urdhëruar të vijojnë me deklasifikimin e materialeve që lidhen me UFO-t dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, në kuadër të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve.
Trump ka theksuar më herët se këto dosje duhet të bëhen publike për shkak të interesit të madh publik, ndërsa ka akuzuar ish-presidentin Barack Obama për mënyrën se si është menaxhuar informacioni i klasifikuar në të kaluarën.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e UFO-ve dhe raportet mbi fenomene ajrore të pashpjeguara kanë qenë gjithnjë e më shpesh në qendër të vëmendjes së institucioneve amerikane dhe opinionit publik.


