Mbreti Charles në Kongresin e SHBA-së: Ne kemi gjithçka të përbashkët me Amerikën e sotme, 'përveç gjuhës'

Bota

Mbreti Charles në Kongresin e SHBA-së: Ne kemi gjithçka të

Mbreti Charles mbajti një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së gjatë vizitës së tij zyrtare, ku falënderoi ligjvënësit amerikanë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara për mikpritjen në 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Në fjalën e tij, monarku britanik theksoi se fatet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë qenë të lidhura historikisht, ndërsa përdori edhe humor duke cituar Oscar Wilde: “Ne kemi gjithçka të përbashkët me Amerikën, përveç gjuhës”.

Charles komentoi edhe incidentin e fundjavës, ku një person tentoi të kryente sulm me armë në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump.

Ai deklaroi se pavarësisht dallimeve apo mosmarrëveshjeve, dy vendet qëndrojnë të bashkuara në mbrojtje të demokracisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Mbreti theksoi me vendosmëri se akte të tilla dhune nuk do të kenë kurrë sukses.

ME TE LEXUARAT