“Google” nënshkruan marrëveshje me Pentagonin, do të përdorë modele të Inteligjencës Artificiale për punë të klasifikuara

Bota

“Google” nënshkruan marrëveshje me Pentagonin, do të

“Google” ka nënshkruar një marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së që i lejon Pentagonit të përdorë modelet e saj të Inteligjencës Artificiale për punë të klasifikuara, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes, teknologjia e kompanisë mund të përdoret për “çdo qëllim legjitim qeveritar”, duke përfshirë operacione në rrjete sekrete që trajtojnë detyra të ndjeshme si planifikimi i misioneve dhe identifikimi i objektivave.

Raportohet se Pentagoni ka nënshkruar në vitin 2025 kontrata me vlerë deri në 200 milionë dollarë secila me kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale, mes tyre Google, OpenAI dhe Anthropic.

Sipas The Guardian, qeveria amerikane ka ushtruar presion ndaj kompanive të teknologjisë që mjetet e tyre të AI të jenë të disponueshme në rrjetet sekrete, pa kufizimet standarde që aplikohen për përdoruesit civilë.

ME TE LEXUARAT