“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”/ Fjala e Ramës në Uashington: Në Europë thonë se do zëvendësojë OKB-në, por…

Aktualitet

“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”/ Fjala e Ramës në

Nga takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj me trupa ushtarake në Gaza.

Teksa falenderoi Presidentin Trump për ftesën që i bëri Shqipërisë si një nga vendet anëtare në Bordin e Paqes, kryeministri Rama tha se “në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë”.

“Faleminderit që më ftuat, z. President. Vota e harmonizuar dypartiake që Parlamenti ynë flet vetë sa e nderuar është Shqipëra. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Z. President, ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin me trupat e saj. Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet duke kontribuar për të ndihmuar fëmijët dhe pengjet nga çmenduria e Hamasit. Për të vijuar ndihmën, jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë në këtë që bota të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës” – u shpreh Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT