Krim TRONDITËS brenda familjes! Babai vret djalin 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

Bota

Krim TRONDITËS brenda familjes! Babai vret djalin 13-vjeçar, plagos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Witten në Gjermani, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë nga babai i tij. Raportohet gjithashtu se nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur si një konflikt verbal brenda banesës familjare, i cili më pas u përshkallëzua dhe u zhvendos në një hapësirë publike, në sy të banorëve të zonës. Sipas policisë, në konflikt ishin të përfshirë anëtarë të ngushtë të familjes, ndërsa situata doli jashtë kontrollit me përdorimin e një mjeti të mprehtë. Autoritetet kanë ndërmarrë kontrolle të shumta në zonë, ndërsa babai është arrestuar rreth 100 metra larg banesës.

Sipas raportimeve, telefonata e parë emergjente është regjistruar në orën 10:29 të mëngjesit. Një dëshmitar okular ka deklaruar se autori i dyshuar kishte duart e mbuluara me gjak dhe ishte i shtrirë në tokë nën mbikëqyrjen e policisë. Ndërkohë, rreth 20 dëshmitarë të ngjarjes po marrin mbështetje psikologjike nga ekipet e specializuara të emergjencës.

ME TE LEXUARAT