Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe” të Iranit: Nuk heqim dorë nga të drejtat tona

Në takimin e Islamabadit, Irani shkon i vendosur të mos heqë dorë nga kërkesat e tij.
Zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, deklaroi se vendi i saj merr pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara duke ruajtur pozicionet e tij.
“Nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona”, theksoi ajo. “Ne nuk besojmë te pala tjetër, prandaj delegacioni iranian do të zhvillojë bisedimet me kujdes maksimal”, përfundoi ajo, sipas agjencisë së lajmeve Irna.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Republika Islamike ka vendosur katër kushte për nisjen e negociatave me SHBA-në: kontrollin e Iranit mbi Gjirin e Hormuzit, përfitimin e pagesave të reparacioneve të luftës, rikthimin e pasurive të ngrira në bankat e huaja dhe armëpushimin në rajon. Shtetet e Bashkuara deri tani, nuk pranuar të rikthejnë asnjë pasuri të ngrirë iraniane, e pohuar kjo nga një zyrtar i lartë amerikan për CBS Neës. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ndërkohë pati një takim bilateral me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, e pohuar kjo nga Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni amerikan që mbërriti në Islamabad për bisedimet e paqes, përfshinte edhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Me Shehbaz Sharif është takuar ndërkohë edhe delegacioni iranian i udhëhequr nga kreu i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf. Ghalibaf dhe grupi i drejtuar prej tij, gjatë udhëtimit drejt Islamabadit kishin marrë me vete edhe duke sjellë fotografi dhe sende të mbuluara me gjak të fëmijëve të vrarë në Minab, si “provë e qartë, sipas tyre, e krimit të luftës nga amerikanët”. “Shokët e mi të fluturimit #Minab168”, shkroi ai, duke iu referuar 168 viktimave të sulmit mbi një shkollë vajzash në qytetin iranian.
Një burim i Ministrisë së Jashtme pakistaneze pohoi se edhe një delegacion kinez pritet sot në Islamabad për të ndihmuar në përpjekjet e ndërmjetësimit në negociatat SHBA-Iran. Pekini vetë nuk ka konfirmuar zyrtarisht përfshirjen e tij. Pakistani ndërkohë ka ftuar edhe Arabinë Saudite të dërgojë një delegacion diplomatik për të ndjekur bisedimet.


