“Darkë e çmendur”/ Epstein dhe lidhjet me personazhe të njohur, foto me Musk dhe Zuckerberg

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa nga figura të njohura.
Fotoja tregon një darkë të vitit 2015, ku në të njëjtën tavolinë shihen themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, si dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel.
Vetë Epstein, më vonë shprehej kjo mbledhje kishte qenë “e çmendur”.Fotografia është publikuar si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave britanike, imazhi ishte dërguar me email nga Epstein drejt vetvetes më 3 gusht 2015, vetëm një ditë pasi ai kishte marrë pjesë në këtë darkë luksoze me titanët e teknologjisë.
Po ashtu, Epstein kishte edhe një kopje të fotografisë të vendosur në kornizë në apartamentin e tij në Manhattan, çka tregon rëndësinë që ai i jepte këtij takimi/Ballkan


