‘Rama po luan me fatin tonë”, Berisha thirrje për protestë më 10 shkurt: Veprimet e tij nuk duhet të kalojnë pa..

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me rrezikun që po i kanoset procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Si pasojë e veprimeve skandaloze të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk po zbaton vendimin e gjykatave, për zëvendësen e tij, Belinda Balluku, ku kjo e fundit përballet me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të parlament, me qëllim arrestimin e saj për afera që i kalojnë 1 miliard euro.
'Edi Rama po luan me fatin e çdo shqiptari për të shpëtuar veten. Burime serioze flasin për rrezikun e zhbërjes së procesit të integrimit për shkak të veprimeve të tij.
Prandaj 10 shkurti është dita e dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë për të marrë fatin në duart tona’, shkruan Berisha në Facebook.


