Dy aksidente të rënda gjatë natës, humbin jetën dy vajza, një i mitur në gjendje të rëndë

Dy aksidente të rënda kanë ndodhura gjatë natës në Bari të Italisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën provinciale 111. Një vajzë 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijën 7-vjeçar. Makina ku udhëtonin u përplas me një pemë për arsye ende të paqarta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori i automjetit u shkëput dhe përfundoi dhjetëra metra larg vendit të aksidentit.
Fëmija 7-vjeçar u dërgua në poliklinikën e Barit, një tjetër i plagosur në Spitalin “Di Venere” në Bari, ndërsa i treti në spitalin e Monopolit.
Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën provinciale 67, mes qyteteve Bitritto dhe Bitetto, ku një vajzë 20-vjeçare humbi jetën pasi makina që po drejtonte doli nga rruga/SOT


