E gjithë bota në alarm për luftën Izrael-Iran, SHBA po shqyrton këto skenare

Bota

E gjithë bota në alarm për luftën Izrael-Iran, SHBA po

Mes luftës Izrael-Iran që po kërcënon të përhapet në rajonin më të paqëndrueshëm, bota i ka kthyer sytë nga Shtëpia e Bardhë teksa presidenti Donald Trump po peshon opsionet e veprimit.

Mundësitë për përfshirje të drejtëpërdrejtë amerikane janë rritur pas paralajmërimit të drejtëpërdrejtë të Trump për dorëzim pa kushte të regjimit në Iran dhe refuzimit të Liderit Suprem Khamenei për ta bërë një gjë tillë. Një tjetër arsye është se bota Perëndimore nuk pranon në asnjë rrethanë paisjen e Republikës Islamike me armë bërthamore dhe vetëm amerikanët kanë një bombë të aftë për të shkatërruar uzinën bërthamore Fordow, të cilën Irani e ka fshehur rreth 100 metra nën tokë.

Pavarësisht gjuhës diplomatike, raportet e fundit tregojnë se ushtria amerikane ka bërë tashmë përgatitjet e duhura dhe po qëndron në gatishmëri të plotë.

Të paktën 30 avionë tankerë ushtarakë amerikanë, të cilët përdoren për të furnizuar me karburant avionët luftarakë dhe bombarduesit, janë afruar deri tani në Evropë dhe Lindje të Mesme. Brenda natës, Shtetet e Bashkuara zhvendosën furnizues karburanti të forcave ajrore dhe avionë C17 edhe në bazat evropiane në Skoci dhe Itali.

Europa gjithashtu ka bërë përgatitjet për veprim pavarësisht thirrjeve të krerëve si Starmer Macron apo Merz që palët të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave. Në qiejt e Lindjes së Mesme është rritur ndjeshëm prania e avionëve luftarakë nga Britania e Mdhe, Franca apo Gjermania që bëjnë patrullime midis bazave të tyre më të afërta në rajon.

Ndërkohë pak orë pas paralajmërimit të Trump, lideri suprem i Republikës islamike iu përgjigj Uashingtonit .

 “Njerëzit e zgjuar që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerika duhet ta dijë se çdo ndërhyrje ushtarake do të rezultojë në dëme të pariparueshme”,tha Ajatiollah Ali Khamenei, lideri supreme i Iranit.

Nga Moska, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha të mërkurën se bota është vetëm pak milimetra larg katastrofës për shkak të sulmeve izraelite drejt Iranit.

Gjithashtu presidenti turk tha se Turqia po përgatit çdo skenar, ndërsa akuzoi kryeministrin izraelit se ka kaluar tashmë edhe Hitlerin në kryerjen e gjenocidit.

 

ME TE LEXUARAT