Atentate me bomba dhe armë! Historia e errët e ‘Antonio shqiptarit’, 37-vjeçari që terrorizoi Italinë

Bota

Atentate me bomba dhe armë! Historia e errët e ‘Antonio

Erjon Rameta, 37 vjeç, i njohur me nofkën “Antonio shqiptari”, rezulton të jetë në qendër të hetimeve për të shtënat me armë që ndodhën pranë parkut në rrugën Ugo Iarussi në Foggia, ku mbetën të plagosur dy persona. Ai është arrestuar së bashku me një bashkëmoshatar nga Foggia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas autoriteteve italiane, Rameta është një emër i njohur më herët për drejtësinë, me precedentë penalë që lidhen me armë, eksplozivë dhe aktivitete të lidhura me krimin e organizuar. Në vitin 2020 ai është dënuar për dy atentate me bombë në Foggia, të cilat kishin në shënjestër një lokal dhe një qendër për të moshuar.

Ngjarja e fundit dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të dhunshëm që degjeneroi në shkëmbim zjarri në një zonë publike të frekuentuar nga familje, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrjen e menjëhershme të karabinierëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy pistoleta me numër serial të fshirë.

Rameta është ndaluar nga forcat e rendit dhe gjykata ka konfirmuar masën “arrest me burg” për të dhe bashkë të dyshuarin tjetër, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes vijojnë.

Autoritetet italiane e konsiderojnë atë një person me rrezikshmëri të lartë për shkak të historikut të tij kriminal, ndërsa rasti i fundit ka rikthyer shqetësimet për sigurinë publike në qytetin e Foggias.

 

 

ME TE LEXUARAT