Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin! Burg të përjetshëm për Laert Haxhiun

Aktualitet

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin! Burg të

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga mbrojtja e tij në lidhje me çështjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”.

Vendimi i marrë nga trupa gjykuese vulos përfundimisht dënimin maksimal ndaj Haxhiut, i cili ishte dënuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë.

Sipas dosjes hetimore dhe vendimeve të mëparshme gjyqësore, në atë atentat humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u shkaktuan edhe pasoja të tjera të rënda.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë konfirmon të gjitha shkallët e mëparshme të gjykimit, duke e lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun.

 

 

ME TE LEXUARAT