Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet nga Apeli i GJKKO, burg për ish-ministrin Lefter Koka

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e inceneratorëve të Elbasanit, duke konfirmuar dënimet e dhëna për disa nga të pandehurit.

Sipas vendimit, mbeten në fuqi dënimet me nga 6 vite e 8 muaj burg për ish-ministrin Lefter Koka, si dhe për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët janë shpallur fajtorë në lidhje me dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimet me nga 2 vite e 8 muaj burg për Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin dhe Jonida Zeqon, duke mos pranuar ndryshime në vendimin e shkallës së apelit.

Me këtë vendim, çështja e inceneratorëve të Elbasanit mbetet përfundimisht e vulosur në gjyqësor, duke lënë në fuqi të gjitha dënimet e mëparshme.

ME TE LEXUARAT