Sulmet me dron nga Irani/ Presidenti i Emirateve dhe princi i kurorës së Dubait qetësojnë popullatën, pinë kafe në një qendër tregtare

Mohammed bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvilloi një vizitë publike në një nga qendrat më të frekuentuara të Dubait, në një përpjekje për të qetësuar opinionin publik mes raportimeve për përgjime të dronëve iranianë nga mbrojtja ajrore e vendit.

Veprimi u interpretua nga shumë komentues si një mesazh i qartë sigurie dhe stabiliteti. “Kështu e qetëson kombin pa thënë asnjë fjalë. Lëvizje e fuqishme”, shkruanin përdoruesit në rrjetet sociale, duke e cilësuar paraqitjen publike si një sinjal besimi në situatën e sigurisë në vend. Autoritetet nuk kanë raportuar për incidente të drejtpërdrejta në territorin e Emirateve, ndërsa paraqitja publike e udhëheqësve shihet si pjesë e përpjekjeve për të shmangur panikun dhe për të ruajtur normalitetin në jetën e përditshme.