Çfarë ndodhi? Trump thërret mbledhje urgjente në Shtëpinë e Bardhë dhe paralajmëron Iranin!
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar një postim në rrjetet sociale. Ai thotë: “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’.
"Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim!), të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!"
Pak çaste më parë, ai postoi sërish duke u shprehur: " ne kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin".
Një takim urgjent është duke u zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e Presidentit Trump për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave amerikane, mundësia që SHBA-të të përfshihen drejtpërdrejt në një luftë me Iranin, pas postimit kërcënues në Twitter të presidentit amerikan kundër Ali Khameneit, është mjaft e mundur.