Donald Trump: Durimi ynë po na mbaron! Irani duhet të dorëzohet pa kushte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka postuar në rrjetet sociale, duke bërë dy reagime të njëpasnjëshme lidhur me konfliktin Izrael-Iran.
Fillimisht presidenti amerikan shkruan: “Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por nuk krahasohet me ‘gjërat’ e prodhuara, të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-ja e vjetër dhe e mirë.”
Më pas Trump, shkruan: “Dorëzim pa kushte”.
SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake, por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit.