Sulmi i Iranit ndryshon llogaritë e luftës, përdori ndaj bazave të SHBA raketën që arrin deri në Londër

Bota

Sulmi i Iranit ndryshon llogaritë e luftës, përdori ndaj bazave

Muhanad Seloom, lektor në Institutin e Dohas për Studime Pasuniversitare, thotë se sulmi iranian ndaj bazës ushtarake Britani-SHBA në Oqeanin Indian "ndryshon llogaritjet" e bera deri tani rreth luftës për Shtetet e Bashkuara.

“Këto raketa drejt Diego Garcias do të thotë se Irani ka mundesi veprimi ne 4,000 km [2,490 milje] plus me raketat balistike - dhe kjo nuk është zbuluar më parë.

Të gjitha raportet e mëparshme thanë se Irani kishte një rreze veprimi prej 2,000 km [1,240 milje] dhe jo më shumë se kjo”, tha Seloom për Al Jazeera.

"Nëse e ndryshon drejtimin e këtyre raketave, atëherë ato mund të arrijnë në Londër.

Kështu që kjo ndryshon llogaritjet jo vetëm për SHBA-në dhe justifikimin e saj për luftën, por edhe për një Londër dhe Bashkimin Evropian që ngurron të bashkohet me luftën."

Seloom tha se Irani mund të ketë gjithashtu raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) që mund të arrijnë edhe SHBA-në, “sepse e kanë testuar këtë me programin e tyre hapësinor”.

Reagimi i Britanise: 

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë dhënë detaje mbi përpjekjet për sulme që rezultuan të pasuksesshme. Nuk është e qartë se sa afër iu afruan raketat bazës , 4,000 km (2,500 milje) nga Irani në Oqeanin Indian.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “sulmet e Iranit në të gjithë rajonin dhe mbajtja peng e Ngushticës së Hormuzit janë një kërcënim për interesat britanike dhe aleatët britanikë”.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë pjesë në sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, por ka lejuar bombarduesit amerikanë të përdorin bazat e Mbretërisë së Bashkuar për të sulmuar vendet e raketave të Iranit që shtrihen përgjatë Ngushticës së Hormuzit, ku rrjedh 20 përqind e energjisë botërore.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, është rritur ndjeshëm gjatë luftimeve dhe është rreth 106 dollarë për fuçi, nga afërsisht 70 dollarë para luftës.

ME TE LEXUARAT