Irani: Lirohen 6 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Touska” të ndaluar nga SHBA në Hormuz

Irani ka bërë të ditur se ka siguruar lirimin e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të anijes kontejnerësh “Touska”, e cila ishte sekuestruar më herët nga Shtetet e Bashkuara në Gjirin e Omanit.
Sipas agjencisë iraniane Tasnim, të liruarit janë kthyer në Iran, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për lirimin e 22 shtetasve të tjerë iranianë që ndodhen ende në bord.
Ngjarja lidhet me sekuestrimin e anijes nga autoritetet amerikane, të cilat dyshojnë për shkelje të sanksioneve dhe bllokadës së vendosur nga Uashingtoni. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Iranit e ka dënuar veprimin, duke e cilësuar si “pirateri detare” dhe duke e konsideruar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.


