Koreja e Veriut lëshon sërish raketa/ Seuli kërkon ndalimin e provokimeve

Koreja e Veriut ka lëshuar sërish raketa balistike në det, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë të larta dhe po flitet për mundësi bisedimesh me Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
Ky është një tjetër test brenda një muaji, ndërsa gjatë këtij viti janë kryer disa lëshime të ngjashme.
Sipas ekspertëve, këto veprime lidhen me përpjekjen e Phenianit për të treguar forcë dhe për të rritur ndikimin në skenën ndërkombëtare, sidomos në një moment kur konflikti në Iran ka rritur tensionet globale.
Situata lidhet edhe me zhvillimet në rajon, pasi lufta mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin shihet si një faktor që mund të shtyjë Korenë e Veriut të forcojë më tej programin e saj bërthamor.
Nga ana tjetër, ka sinjale për mundësi dialogu. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, kanë shprehur interes për bisedime me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ndërkohë, Japonia njoftoi se raketat kanë rënë pranë bregut lindor të Gadishullit Korean, pa pasoja për zonën e saj ekonomike. Në Korenë e Jugut është mbajtur një mbledhje


