“Maratonë zgjedhjesh” në Bullgari/ 8 votime në 5 vite, sistemi në krizë

Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet e parakohshme, të tetat brenda pesë viteve të fundit, një tregues i paqëndrueshmërisë politike që ka shoqëruar vendin në këtë periudhë.
Sipas sondazheve, në garë shihet si favorit Rumen Radev, i cili synon të vijë në pushtet me koalicionin e qendrës së majtë “Bullgaria Progresive”.
Ai premton një fillim të ri dhe një qeverisje ndryshe nga partitë tradicionale.
Në anën tjetër, ish-kryeministri Boyko Borisov ka kritikuar kundërshtarin e tij, duke e krahasuar me Viktor Orbán dhe duke ngritur dyshime për drejtimin politik që mund të marrë vendi.
Debati është përqendruar edhe te orientimi i Bullgarisë në arenën ndërkombëtare. Sipas analistëve, nuk pritet një ndryshim i madh në kursin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, megjithëse gjatë fushatës ka pasur kritika për mungesë qartësie në disa qëndrime.
Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjes së qeverisë së mëparshme dhe protestave kundër korrupsionit. Që nga viti 2021, vendi ka pasur disa qeveri afatshkurtra, çka ka ndikuar në rritjen e mosbesimit te qytetarët dhe uljen e pjesëmarrjes në votime.


