Eliona Pitarka shuan kureshtjen e ndjekësve pas 24 orësh, zbulon gjininë e bebit të tretë!

Showbiz

 

Eliona Pitarka shuan kureshtjen e ndjekësve pas 24 orësh, zbulon

Aktorja dhe moderatorja e njohur Eliona Pitarka ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të paharrueshëm. ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, dhe bashkë me të, emocionin e zbulimit të gjinisë; është VAJZË!

Me një postim, Eliona rrëfen se kishte kërkuar nga ekipi mjekësor që në momentin e lindjes të mos ia thonin gjininë e bebit, por të ia vendosnin në kraharor që ajo ta zbulonte vetë.

“Doja vetëm ta mbaja pranë zemrës, t’i merrja erën, ta ndjeja të gjallë, dhe të falenderoja Zotin që më zgjodhi mua, për herë të tretë”, shkruan ajo, duke përshkruar ndjesinë magjike të çastit kur kuptoi se kishte sjellë në jetë një vajzë tjetër.

Në një rrëfim emocional dhe mjaft domethënës, Eliona e përmbyll postimin me fjalë që tingëllojnë si një vulosje e një misioni të shenjtë:

“Jam një mama vajzash. Jam mamaja që shkon në maternitet me rozën në ADN. Universi nuk po bën më surpriza, vetëm po më konfirmon titullin: CEO e vajzave".

ME TE LEXUARAT